Tuberkulozi(TBC)
është sëmundje infective ngjitëse. Mund të jetë në formë aktive apo jo aktive.
Ka aftësi që të prek shumë organe por më shumë ka predispozitë të prekë mushkëritë.
Shkaku: Tuberkulozi shkaktohet nga bacteria
Mykobakter tuberculosis. Kur një përson
me TBC aktiv teshtinë apo kollitet ka gjasa të medha që te infektoj përsonat për
rreth tij. TBC më shumë përhapet ne turma njerëzish, ku bien në kontakt disa
herë me ta, është vertëtu që një kontakt i shkurtër momental me përson me
tuberkuloz nuk na rrezikon të infektohemi.
Grup i rrezikuar që të infektohen janë përsonat me sëmundje tjera apo me
imunitet të dobësuar.
Faktorë rreziku: janë ata që rrisin gjasën që të
marrin një infekson me tbc janë:
· Imuniteti i dobësuar
· Sëmundje tjera kronike
· Leukemia, limfoma, karcinoma tjera
· Infeksionet me HIV
· Kequshqyerja
· Përdorimi intravenoz i drogave
· Alkoolizmi
· Sëmundjet e rënda të veshkave
· Diabeti mellit
· Kortikosteroidet
· Disa medikamente që përdoren tek
artriti rheumatoid
· Silikoza
· Jetesa në vende te mbyllura me shumë
njerëz
· Mosha
Simptomat: në shumicen e pacienteve nuk jep
asnjë simptomë., në të tjerët është fatale. Bakteria mund të qëndroj inaktive
madje edhe për gjithë jetën, gjatë kësaj faze përsoni nuk është infektiv për
rrethin. Megjithatë disa nga simptomat janë:
· Kollë e rëndë që zgjatë më shumë se 2
javë.
· Dhimbje gjoksi
· Dobësi apo lodhje
· Dridhje
· Humbje peshe
· Humbje oreksi
· Ethe
· Djersitje natën
Diagnoza: zakonisht bëhet testi i lëkurës, një
sasi e vogël e tuberkulinës injektohet në lëkurë, testi është pozitiv nëse pas
2-3 ditësh në vendin e injektimit verehët një e ngirut deri në 10 milimetra. Një
test pozitiv na rekomandon që ju keni qenë të ekspozuar ndaj tuberkulozit edhe
nëse ju asnjëher nuk keni pas simptoma. Kohëve të fundit bëhen dhe analiza
gjaku për të diagnostiku TBC. Nëse ju keni simptoma atëher mjeku juaj ju
rekomandon një rentgen të gjoksit dhe këlbazen tuaj.
Mjekimi: varësisht nga ajo se a kemi të bejmë
me TBC jo-aktiv apo aktiv është dhe mjekimi, e rendësishmë është që të mirret
me përpikmëri dhe në doz të caktuar terapia për të mos pasë efekte anësore. TBC jo-aktiv: pra ju mund të keni një test të lëkurës
pozitiv po pa shënja klinike kjo formë sherohet duke ordinu izoniazid për 9 muaj,
ose mund të bëhet kombinimi i izoniazidit me rifampicinën për 3 muaj. TBC aktiv: mjeku juaj mund të ju rekomandoj një
kombinim medikamentesh që janë cek më poshtë: izoniazid, rifampicinë,
etanbutol, streptomicinë, pirozinamid. Zakonisht kemi përzijre të 3
medikamenteve. Përsoni duhet izoluar që mos të përhapë infeksionin.
Medikamentet zakonisht duhet marrë për 6 muaj e rrallë herë dhe më gjatë.
Parandalimi: Nëse ju keni një tes lëkure pozitiv
pa simtoma klinike, që kjo të mos kaloj në formën active kjo mund të bëhet me
anë të terapisë që u cek me lartë. Egziston dhe një vaksinë që nuk ka tregu dhe
aq shumë efekt andaj dhe nuk është në përdorim nga disa vende. Nëse ju keni një
TBC active që ti mbroni të tjeret ndiq hapat:
· Mbulo gojën e hundën tënde saherë që
kollitë apo teshtinë
· Shmangu njerëzve derisa mjeku juaj
thot që nuk jeni me TBC aktiv
· Merr medikamentet në formen e
rekomanduar nga mjeku juaj.
0 comments:
Post a Comment