Dhimbjet në gju
mund të shkaktohen nga dëmtimet e papritura, një dëmtim i tepruar ose nga një
gjendje themelore të tilla si artriti. Trajtimi do të ndryshoj në varësi të
shkakut. Simptomat e lëndimit të gjurit mund të përfshijnë dhimbjet, ënjtje, ngurtësi.
Trajtimi kryesor:
trajtimi në shtëpi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve, ënjtje dhe ngurtësi.
Duhet të pezullohen aktivitetet fizike, pra rekomandohet regjimi në shtrat. Kur
jeni në pushim vendosni një jastëk të vogël nën gjurin tuaj. Vendosja e akullit
në regjionin e gjurit do të zvogëloj dhimbjen dhe ënjtjen. Aplikimi i
gjësendeve të ftohta apo akullit parandalon ose minimizon ënjtjet. Aplikimi bëhet
10 deri në 20 minuta, 3 ose më shumë herë në ditë. . Për 48 orë pas lëndimit shmangni
gjera që mund të rrisin ënjtjen të tilla si dushi i nxehtë, pako të nxehta apo
pije alkoolike. Pas 48 deri në 72 orë pas lëndimit, nëse nuk ka ënjtje
aplikohet të nxehtit dhe fillojmë me ushtrime fizike të buta me ndihmën e nxehtësisë
dhe lagështisë për të ndihmuar rivendosjen dhe për të ruajtur fleksibilitetin.
Disa doktor rekomandojnë rotacion mes nxehtësisë dhe trajtimit të ftohtë.
Kompresim ose fashim: me një fashë elastike të zonës së lënduar do të ndihmojnë në uljen e ënjtjes. Fashimi apo ngjeshja nuk duhet të jetë shumë e fortë pasi kjo mund të rritë edemen e jo të zvogëloj atë. Shenjat që tregojnë për një fashim të fortë janë: mpirja, ndjesi shpimi si me gjilpërë, dhimbje në rritje, freski ose ënjtje në zonën e fashuar. Nëse dëmtimi nuk stabilizohet brenda 48-72 orëve kontaktoni mjekun.
Ngre zonën e dëmtuar: kjo mund të arrihet me një jastëk që vendoset nën zonën e lënduar, krahas kësaj bëhet dhe aplikimi i akullit kur ju jeni ulur ose i shtrirë. Mundohuni që zonën e lënduar ta mbani në apo mbi nivelin e zemrës suaj për të ndihmuar minimizimin e edemes
Ulja e stresit në gjurin e lënduar: derisa ju të merrni këshillën nga mjeku juaj:

·
Përdorni
një patericë
·
Përdorni
dy paterica duke mbajtur peshën tuaj me paterica e jo në gjurin e lënduar.
Masazha: bëj
butësisht masazh, kjo lehtëson dhembjen dhe ndihmon qarkullimin e gjakut. Mos bej
masazh në zonën e dëmtuar nëse ajo shkakton dhimbje.
Ushtrimet: këto bëhen për të ruajtur fleksibilitetin, rekomandohen nga mjeku, bëhen nga fizioterapeuti.
Shmangi stërvitjet e rënda: të tilla si vrapimi, tenisi, derisa gjuri juaj nuk është i dhimbshëm apo i fryrë.
Mos pini duhan: pirja e duhanit ngadalëson shërimin sepse zvogëlon furnizimin me gjak dhe vonesa në riparimin e indeve.
Për të parandaluar dhimbjen apo ethet ju mund të përdorni: Acetominofen ( paracetamol), NSAIDs (Ibuprofen, Naproxen), Aspirinë. Bisedoni me mjekun tuaj nëse fëmija juaj apo ju jeni duke marrë dy lloj medikamentesh, që të mos vini deri tek doza e tepërt.
Nëse jeni duke u trajtuar në shtëpi e nëse vëreni ndonjë nga shenjat e poshtë shënuara, kontaktoni mjekun tuaj sa më parë:

Shenjat
e infeksionit bëhet të dukshme
·
Gjuri
juaj bëhet i vështirë për tu lëvizur ose edema zgjat për më shumë se 2 ditë.
·
Gjuri
juaj mbetet i ftohet i zbehtë, merr nuancë në blu
·
Simptomat
nuk përmirësohen me trajtim në shtëpi
·
Simptomat
bëhen më të renda ose më të shpeshta.
0 comments:
Post a Comment