Paracetamoli
është një nga më të përdorurit si medikament, sidomos në sëmundjet e vogla, të
vuajtura nga shumë fëmijë. Por shpesh ky medikament nuk është përdorur në doza të
sakta, që e bën atë më pak të efektshëm dhe më të rrezikshme. Zakonisht
Paraceti përdoret për lehtësimin e dhimbjeve dhe për reduktimin e etheve.
Gjithashtu dhe nëse fëmija juaj ka temperaturë nuk është gabim nëse i ordinohet
paracetamoli, pasi ky medikament ndihmon në imunitetin e trupit. Kur nuk
ofrohet në doza të sakta, fëmijën tuaj e shqetëson e vendos në siklet, mund të çojë
në netë shumë të shqetësuara për prindërit.
Doza e saktë: e paracetamolit për një fëmijë nuk varet nga mosha e tij, por nga
pesha e fëmijës. Doza e zakonshme është 15 mg për kilogram të peshës. Shkurt nëse
një fëmijë peshon 10kg doza që duhet ti ofrohet është 150 mg. Kjo dozë mund të
merret çdo 4 orë, jo më shumë se 4 herë në ditë nëse është e nevojshme. Ju nuk
duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar, përveç me këshillën e mjekut tuaj. Asnjë
fëmijë nuk duhet të marr më shumë se 90mg për kilogram në ditë. Shumicës së fëmijëve
ju ordinohet paracetamol në formë shurupi, jetike për reagim të mirë. Problemet
mund të lindin rreth dozimit të tij. Mos harroni se ‘’mg’’ është njësi matëse për
gjera të ngurta, ndërsa ‘’ml’’ është njësi matëse e vëllimit të lëngjeve, pra nëse
një shishe e paracetamol – shurup është 100 mg/ml, një fëmijë ka nevojë për 1.5
ml.
Nëse ju e keni përdorur siç duhet paracetamoli është një ilaç i dobishëm për të
berë fëmijët tuaj më të rehatshëm, kur ata kanë sëmundje apo dhembje të lehta.
0 comments:
Post a Comment