Friday, April 28, 2017

Ingrezza : Aprovohet ilaci I pare per discinezine tardive

Lajmin e kane konfermuar  në 11 prill 2017 Food and Drug Administration. Behte fjale per hedhjen ne treg te  kapsulave Ingrezza (Valbenazine) për trajtimin e të rriturve me discinezi tardive. Miratimi erdhi vetëm pas një numri te madh studimesh, ku I tetëmbëdhjeti dhe praktikisht i fundit, i quajtur kinetike 3, ishte vendimtari. Te 234 pjesëmarrësit të studimit te fundit I janë të nënshtruar marrjes  se 80 mg në ditë te Ingrezza dhe disa te tjere  placebos. Pas gjashtë javësh u vu re se graviteti I  lëvizjeve jonormale, te pavullnetshme te discinezise ishte përmirësuar në mënyrë të ndjeshme tek pjesëmarrësit qe kishin marre ilacin.Discinezia tardive është një çrregullim qe karakterizohet nga lëvizjet anormale, te pavullnetshme, te përsëritshme, për më tepër ne pjesën e poshtme të fytyrës, buzëve, gjuhës dhe nofullës. Ndonjëherë edhe mund te shoqerohen me veshtiresi ne frymëmarrje. Tipike janë ngerdheshjet, e përplasura e dhëmbëve dhe buzëve, lëvizjet e pakontrolluara të gishtave. Vetëm në Amerikë  prek rreth  500 mijë persona. Discinezia tardive është një efekt serioz anësor ekstrapiramidal I disa ilaceve që janë përdorur kryesisht në praktikën klinike psikiatrike. Behte fjale per  antipsikotikët si flufenazina, klorpromazine, haloperidol, trifluoperazine dhe të tjerët, që përdoren për çrregullime të tilla si psikoza, skizofrenia, çrregullimi bipolar. Discinezia tardive mund të konsiderohet si një shembull i mirë i sëmundjeve jatrogjenike.

Ilaci I ri Ingrezza mund te japi  efekte anësore si të qenët i përgjumur dhe QT I zgjatur në EKG. Valbenazine vepron si një frenues i transportit veshikolar të monamines 2 (VMAT2), ndryshimi i të cilit shkakton një rritje në nivelet e dopaminës në tru. VMAT2 kontrollon nivelin ne tru te dopamines, norepinefrines, serotonines, dhe histamines.
Një nivel jo korrekt  i dopamines con ne fillimin e çrregullimeve të tilla si discinezia tardive, sëmundja e Huntington-it, sindroma Tourette, distonia, skizofrenia.
Ilaci vepron në një mënyrë shumë selektive, ndërsa nuk ndikon në mënyrë të konsiderueshme ne përqendrimet e monoaminave te tjera (serotonine, histamine, norepinefrine), duke shmangur efektet e padëshiruara negative.

 Doktoreshe

GERTA SINAIMERI

0 comments:

Post a Comment