Sunday, February 19, 2017

Tensioni i ulet i gjakut – hipotensioni

Me tension të ulet të gjakut kuptojmë kur gjaku në arteriet tuaja është më i ulet sesa vlerat referente. Sigurisht presion i ulet i gjakut ka gjasa të shkaktoj ndonjë simptomë apo edhe mund të mos shkaktoj asnjë shqetësim për shëndetin. Por në qoftë se tensioni juaj është shumë i ulet ai mund të kufizoj rrjedhën e gjakut në tru dhe organet vital me çrraste ju shpie në marramendje ose në të fiket. Të gjithë të rriturit duhet që ta kontrollojnë presionin e gjakut së paku 1 here në 5 vite.
Çfarë është tensioni i ulët i gjakut?
Zemra që luan rolin e një pompe furnizon me gjak në mënyrë konstante gjithë organizmin përmes arterieve venave dhe kapilareve. Presioni i gjakut është një masë e forcës së gjakut në muret e arterieve që rrjedhin ndërmjet tyre. Tensioni i gjakut matet me milimetra të merkurit ( mmHg) dhe e regjistruar si:
·         Presion sistolik – presioni kur zemra juaj rrah dhe e dërgon gjakun në arteriet tuaja
·         Presioni diastolik – kur zemra juaj qëndron në mes të dy rrahjeve me çrraste e mbledh gjakun
Për shembull në qoftë se tensioni juaj i gjakut sistolik është 120 mmHg ndërsa aij diastolik 80 mmHg, e cila shkruhet si 120/80. Presioni normal i gjakut është midis 90/60 dhe 140/90. Nëse ju keni një presion të gjakut mbi 140/90 kjo njihet si tension i lartë i gjakut (hipertension). Kjo ju vë në rrezik më të mëdha dhe të zhvillimit të kushteve më të renda shëndetësore të tilla si sulmi në zemër ose goditja në tru. Personat më tension të gjakut në të ulet se 90/60, konsiderohen si persona me tension te ulet.
Pse kam presion të ulët të gjakut?
Ju mund të keni tension të ulet për shumë arsye, duke përfshirë edhe kohen e ditës, moshën tuaj, temperaturën, përdorimi i ndonjë medikamenti, ndonjë dëmtim apo dhe disa sëmundje mund të ju dërgojnë ne tension të ulet të gjakut.
Trajtimi dhe vetë ndihma
Natyrisht presioni i ulet i gjakut zakonisht nuk duhet të trajtohet veqse nëse është duke shkaktuar simptoma të tilla si marrje mëndësh të fiket të cilat përsëriten. Pra nëse ju i keni simptomat e lartë cekuar mjeku juaj do të mundohet të gjej shkakun dhe mënyrën adekuate të trajtimit. Ka edhe gjera të ndryshme që ju mund të bëni për të ndihmuar apo mbajtur në kufi tensionin tuaj, ku përfshihen:
·         Duke u ngritur ngadalë dhe duke mos qëndruar për kohë të gjatë në këmbë.
·         Duke u siguruar që ju keni marrë mjaftueshëm lëngje
·         Gjithmonë vishni rroba mbështetëse
·         Shto sasinë e kripës në dietën tuaj

·         Hani ushqim në sasi të vogla dhe më shpesh

0 comments:

Post a Comment