Prolapsi vaginal është një fryrje dhe rënie e mureve
vaginale. Kjo ndodh kur indet mbështetëse të pelvisit dobesohen. Mungesa e
mbeshtetjes shkakton që muret vaginale të dobësohen, madje shkakton dhe edëm
dhe kolaps. Prolabsi mund të ndodh edhe pas një histerektomie ( operacion që
rezultaon me hiqjen e mitrës). Krahas prolapsit vaginal ndodh edhe zhvendosja e
organeve pranë vaginës. Llojet e prolapsit vaginal përfshijnë:
·
Cistoceleë – kur kolapsi përfshin edhe
fshikëzën
·
Rektocelë - prolaps i pjesës së poshtme
të vaginës dhe rektumit
·
Enterocelë – prolaps i pjesës së siperme
të vaginës dhe zorrëve të vogla
Ashoërsia e prolapsit vaginal mund të përkufizohet si:
·
Shkallës së parë – kolaps në pjesën e
sipërme të vaginës
·
Shkallës së dytë – kolaps më tej në
kanalin vaginal, deri në nivel të hapjes së vaginës
·
Shkallës së tretë – kolaps që shtrihet
edhe përtej hapjes vaginale
Shkaqet: një prolaps vaginal mund të shkaktohet nga dobësimi
i strukturave mbështetëse të dobësuara në rajonin e legenit, muskujt dhe organet
që ndodhen në ketë regjion.
Faktorë rreziku: faktorët që rrisin mundësin për
zhvillimin e një prolapsi vaginal janë
·
Ngarkesa të shumta vaginale
·
Punë e zgjatur vaginale
·
Lindja e fëmijës me peshë të madhe
·
Statusi post menopausal
·
Mosha e shtyer
·
Mbipesha
·
Kolla kronike
·
Pirja e duhanit
·
Duke pasur një kapsllëk kronik
Simptomat: një prolaps vaginal mundet edhe të mos
shkaktoj asnjë simptomë. Por simptomat më të zakonshme janë:
·
Presioni vaginal
·
Një ndjenjë e plotësisë vaginal
·
Një ndjenjë tërheqje në legen
·
Siklet në vaginë
·
Dhimbje të shpines që lirohen kur
pacienti shtrihet
·
Shtim i urinimit
·
Urinim kur qesh, teshtinë, kollitë ose
kur jeni duke ushtruar
·
Vështirësi në lëvizjet e zorrëve
·
Marrëdhënie e vështirë ose e dhimbshme
Diagnoza: mjeku juaj do të ju pyes për simptomat tuaja
dhe historinë mjekësore. Mjeku juaj do të bëjë një provim fizik. Zakonisht
diagnostikimin e bën një mjek gjinekolog me prova të legenit.
Mjekimi: Bisedoni me mjekun tuaj për planin më të mirë
për trajtimin e prolapsit, prolapsi i shkallës së parë dhe të dytë pa
simptoma nuk kerkon mjekim. Ushtrimet kegel – përfshijnë ushtrimet
e muskujve rreth vaginës dhe anusit duke e mbajtur per disa sekonda të liruar,
përsëritja e këtij ushtrimi mund të ndihmoj për një tonus më të mirë të
muskujve të legenit. Si hap i fundit i mjekimit të prolapsit vaginal është
kirurgjia, kjo zakonisht bëhet kur dështojnë të gjitha proceduart e tjera të
mjekimit, kur simptomat janë të qendrushme. Kirurgjia përfshinë riparimin e
strukturavë të legenit e në disa rastë edhe për qepjen e vaginës. Nëse jeni të
diagnostikuar më prolaps vaginal, jeni të lutur ti ndiqni udhëzimet e mjekut
tuaj.
Parandalimi: për të parandaluar prolapsin vaginal jeni të
udhëzuar të ndiqni këta hapa –
·
Ushtrimet kegel
·
Shtangimi kapsllëk
·
Mbani një peshë të shëndetshme
·
Leni duhanin
·
Shmangni lindjet e rënda apo me trauma
0 comments:
Post a Comment