Friday, March 10, 2017

Programi i vaksinimit të fëmijëve nga 0-6 vjet

Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve rekomandon vaksinimin e mëposhtëm për fëmijët 0-6 vjet:
Vaksina e Hepatitit B (HepB): mosha minimale në lindje. Në lindje – administrohet si monovalente HepB për të gjithë të sapolindurit para lëshimit nga spitali. Nëse nëna është me hepatit (HbsAg – pozitive) administrohet HepB dhe 0.5 mL hepatit B globulinë imun (HBIG) brenda 12 orëve të lindjes. Nëse statusi i nënës është HbsAg i panjohur, administro HepB brenda 12 orëve të lindjes. Përcakto statusin e nënës HbsAf sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe nëse nëna rezulton pozitiv jepi HBIG jo më vonë se një javë.
Doza e radhës: doza e dytë duhet të jepet në moshën 1 ose 2 muajsh. Foshnjat që nuk kanë marrë një dozë në lindje duhet të marrin 3 doza të HepB në një orarë 0, 1 dhe 6 muaj.
Vaksina për Rotavirus-in: mosha minimale 6 javë. Doza e parë odrinohet në moshën 6 deri në 14 javë pas lindjes ( mosha maksimale 14 javë e 6 ditë). Mosha maksimale për dozën e fundit në seri është 8 muaj e 0 ditë.
Vaksina për Difteri tetanus dhe pertusis: DTaP mosha minimale 6 javë. Doza e katërt administrohet në moshën 12 muajsh me kusht që doza e tretë të jetë dhënë para 6 muajsh ose më shumë.
Vaksina për Hemophilus influenzae: mosha minimale 6 javë. Nëse PRP-OMP (PedavaxHIB ose Comvax është administruar në moshat 2 dhe 4 muajsh nuk është nevoja që të administrohet dhe në moshën 6 muajsh. Hiberix nuk duhet të përdoret për moshat 2,4 ose 6 muajsh, por mund të përdoret si dozë e fundit në fëmijët e moshës 12 muajsh deri në 4 vjet.

Tema vazhdon

0 comments:

Post a Comment