Thursday, March 2, 2017

Pse i duhet organizmit tonë Kalciumi

Kalciumi është një mineral i bollshëm në trupin tonë. Pra nuk është çudi që ky mineral ka shumë funksione të rëndësishme. Roli primar është për të ndërtuar eshtrat dhe dhëmbët, gjithashtu ndihmon edhe në kontrahimin e muskujve, bartjen e sinjaleve nervore, mpiksjen e gjakut. Këto funksione janë aq të rëndësishme saqë mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj disbalanc të madh.
Cilat janë burimet më të mira për Kalcium: qumështi, djathi, kosi, lakër jeshile, brokolli janë të pasura me kalcium. Nëse ju jeni të shqetësuar se disa nga produktet e lartë përmendura kanë sasi të madhe të yndyrës, mund të i merrni ato produkte por me sasi më të vogël të yndyrës, pasi qe nuk ndryshon sasia e kalciumit në to. Në sasi më të vogël ka edhe në: disa perime, fasule, spinaq, patate, raven, fasule të kuqe, fasule larosh.
Çfarë ndodh nëse ju nuk merrni sa duhet kalcium: mungesa e kalciumit për kohë të gjatë në organizëm mund të shpie në osteoporozë, rritje e brisht e kockave që më pas shoqërohet me fraktura patologjike. Foshnjat, fëmijët, adoleshentet të cilët nuk marrin kalcium të mjaftueshëm nuk do të jenë në gjendje për të arritur nivelin optimal të masës kockore, duke i venë ata në rrezik për rritjen e osteoporozës me kalimin e moshës.
Çfarë ndodh nëse ju merrni shumë: është vërtetuar që shkaktohen gurë në veshke dhe funksion të dobët të veshkave. Nivelet e larta të kalciumit mund të parandalohen nga thithja e mineraleve të tjera në vlera optimale të tilla si hekuri, fosfori dhe zinku.
Cilat janë vlerat normale: vlerat normale, ditore, përkitazi me moshën janë si me poshtë: 0-6 muaj – 210mg/ në ditë, 7-12 muaj – 270mg/ në ditë, 1-3 vjet – 700mg / në ditë, 4-8 vjet – 1g/ në ditë, deri në këtë moshë nevojë për kalcium është e njëjtë për të dy gjinitë, pas kësaj moshe vlerat ndryshojnë. Për meshkujt: 9-18 vjet – 1300mg/ në ditë, 19-70 vjet – 1000mg / në ditë, mbi 70 vjet 1200mg/ në ditë. Për femra: 9-18 vjet – 1300mg/ në ditë, 19-50 vjet – 1g/ në ditë, mbi 51 vjet – 1200mg/ në ditë. Për shtatzënat dhe ato në laktacion të moshës deri në 18 vjet nevoja ditore për kalcium është 1300 mg. Për shtatzënat dhe ato në laktacion të moshave të tjera nevoja ditore për kalcium është 1g. 

0 comments:

Post a Comment