Me këtë vaksinë rekomandohet të vaksinohen
vetëm ata të cilët udhëtojnë në vëndet me rrezik të lartë.
Zonat
e rrezikut: është regjistrua pothuajse në çdo vëndë të
botës, gjasa më të mëdha kanë vëndet me higjienë të ulët. Zonat me rrezik më të
lartë përfshinë: Afrikën, Amerikën Qendrore, India, Lindja e Mesme, Amerika
Jugore, Azia Juglindore. Pra nëse ju do ta vizitoni një nga vëndet e lartcekura
patjetër duhet të vaksinoheni.
Llojet
vaksinës: në Britaninë e Madhe në dispozicion janë dy
lloje të kësaj vaksine: Vaksina Vi aplikohet si e vetme dhe vaksina Ty21a. Mund
të përdoret dhe si e kombinuar me vaksinën kundër Hepatitit A kjo vaksinë e
kombinuar zakonisht aplikohet tek moshat
15-16 vjeç e rrallë në moshat më të vjetra. Lloj i vaksinës Vi është me efikase
se vaksina Ty21a por as kjo nuk mbron 100%, shumica e personave kërkojnë që të
vaksinohen me Ty21a pasi kjo nuk aplikohet me injeksion për dallim nga Vi që
aplikohet me injeksion. Ty21a nuk preferohet të aplikohet tek personat me
imunitet të dobësuar, HIV, nën 6 vjet, Vi vaksina mund të aplikohet në fëmijët
nga 2 vjeç e tutje. Vaksina Vi mbron personin për 3 vite, pas 3 viteve
nevojitet doza rikujtuese, ndërsa vaksina Ty21a mbron për 1 vit, pas 1 viti
nevojitet doza rikujtuese. Është ideal që kjo vaksinë të aplikohet 1 muaj para
udhëtimit, por mund të aplikohet edhe pak para datës së udhëtimit.
Efektet
anësore: janë pothuajse të ngjashme me vaksinat e
tjera si dhembje në vëndin e injektimit, skuqje, edem etj. 1 nga 100 të
vaksinuar ka një temperaturë mbi 38 shkallë celsius. Efekte më pak të zakonshme
përfshijnë :
·
Dhembje barku
·
Diarre
·
Dhembje koke
·
Ndjenjën e të sëmurit
Reagimet e rënda janë shumë të rralla.
0 comments:
Post a Comment