Monday, January 30, 2017

Vitamina C

Vitamina c është vitaminë të cilën nuk mund ta prodhoj organizmi ynë, për dallim nga aj i kafshëve që mund ta sintetizoj këtë vitaminë. Andaj organizmi ynë këtë vitaminë duhet ta marr përmes produkteve ushqimore pemë e më shumë perime. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që neutralizon të ashtuquajturat radikale të lira, njëherit plotëson vitaminën E, e cila po ashtu është antioksidante.
Burimet dhe kërkesat:  kërkesat për këtë vitaminë janë më shumë individuale, ne do i paraqesim vlerat mesatare. Foshnjat 0-6 muaj ju nevojiten 40 mg vitaminë c, foshnjat 7-12 muaj 50 mg, fëmijët 1-3 vjeç 15 mg, fëmijët 4-8 vjeç 25 mg, fëmijët 9-13 vjeç 45 mg, meshkuj 14-18 vjeç 75 mg, meshkuj mbi 19 vjeç 90 mg, femra 14-18 vjeç 65 mg, femra mbi 19 vjeç 75 mg, gratë shtatzëna 18 vjet ose më të reja 80 mg, ndërsa ato 19 vjeç e më të vjetra 85 mg. Vlen të theksohet se konsumimi i cigares ulë depot e vitaminës c në organizëm andaj personat e tillë duhet të marrin plus 35 mg më shumë vitaminë c në krahasim me ata që nuk e konsumojnë duhanin. Vlerat e lartcekura janë vlera ditore, pra brenda ditës duhet të merret sasia e caktuar më lartë. Këtë vitaminë mund ta gjeni në produktet ushqimore dhe si shtesa që mund të jetë në dy forma si acid askorbik dhe askorbat. Shumica nga ne mendojmë që lëngu i portokallit është burim ideal për vitaminën c, por jo ka dhe shumë produkte të tjera që janë të pasura me vitaminë c, ndër to janë: portokalli, limani, patatet, brokolli, kivi etj. Shtrohet çështja a është më mirë qe kjo vitaminë të merret me produkte ushqimore apo me shtojca, sigurisht është më mirë që të merret me produkte ushqimore pasi njëkohësisht mund të merren dhe përbërës të tjerë të domosdoshëm për organizmin tonë.

Mungesa e saj: e kësaj vitamine sjell të njohurën sëmundje skorbutin, që tashmë pothuajse vërehet shumë rrallë. Mungesa e kësaj vitamine gjithashtu mundëson gjakderdhje të letë gjatë operacionit apo dhe mikro lëndimeve, janë disa medikamente që ulin nivelin e vitaminës c një ndër më kryesoret është aspirina. 

0 comments:

Post a Comment