Simptomat e gripit zakonisht arrijnë kulmin e
tyre diku pas 2-3 ditësh, ndërsa brenda 5-8 ditësh ju do të ndjeheni më mirë. Megjithatë
ju mund të keni një kolle të vazhdueshme dhe plogështi dhe për 2-3 javë të
tjera. Ju mund të keni disa nga këto
simptoma të cekura:
·
Temperaturë mbi 38 shkalle celsius
·
Kollë e thatë
·
Dhimbje koke
·
Ethe
·
Lodhje
·
Dhimbje të muskujve
·
Dhimbje të gjymtyrëve
·
Diarre, apo dhimbje në stomak
·
Dhimbje fyti
·
Hundë të bllokuara apo me sekret
·
Teshtitje
·
Humbje oreksi
·
Vështirësi në gjumë
Kur ju
duhet të vizitoni mjekun: nëse ju keni një shëndet
mesatarisht të qendrushem nuk jeni të obliguar për të vizituar mjekun, në këto
raste i vetmi mjekim është që të: pushoni, të qëndroni në vende të ngrohta dhe të
pini sa më shume uji për të ju shmangur dehidrimit. Mund të merrni paracetamol
apo ibrufen për të ulur temperaturën apo për të zvogëluar dhimbjet. Nëse ju
keni simptomat e gripit dhe jeni: mbi 65 vjet, grat shtatzëna, apo ata më
sëmundje kronike( që i kane për një kohe të gjatë) duhet me doemos të vizitojnë
mjekun. Në grupet që u përmenden gripi mund të jetë mjaft serioz andaj ndoshta
dhe është e nevojshme që të japet si terapi ndonjë antiviral, po kjo behët me
recete të mjekut.
0 comments:
Post a Comment