Sunday, March 19, 2017

Ndihma e parë tek diarretë

E gjitha që ju duhet të bëni është që të thirrni ambulancen apo ta dergoni në spital, nëse pacienti ka:
·         Dehidrim
·         Apo dhimbje të forta barku
Trajtimi i dehidrimit: pyesni mjekun tuaj se çfarë lëngjes janë më të mira për ju apo fëmijën tuaj që është dehidruar. Më poshtë i keni disa nga këshillat bazë:
·         Merr një sasi të madhë lëngjesh, p.sh lëng frutash, pije sportiva apo supë. Shmangni qumështin dhe produktet e tij, alkoolin, lëng molle, kafe. Ju mund të keni diarre edhe për 3-5 ditë pasi të keni përdor apo dhe të keqësohen nëse i përdorni produktet e ndaluara.
·         Për fëmijët ose foshnjet përdor Pedialite, Ceralite ose Infalite. Mos shtoni kripë tëbleta në shishen ku i jepni produktin e cekur.
·         Sigurohuni që personi pi shumë lëngje aq sa ka humbur përmes diarresë. Nëse nuk mund të kompenzohen lëngjet e humbura kontakto mjekun.
Pushimi: shmanguni nga stërvitjet e fuqishme, qëndroni në shtepi deri në përmirësimin e gjëndjes.
Lehtësimi me ushqim:
·         Ushqimi për një të rritur apo fëmijë duhet të jetë i tretshem lehtë p.sh banane, oriz, patate etj.
·         Për një të rritur shtoni ushqim jo të pasur me fibra, sepse gradualisht ndalët diarrea. Shmangni ushqimin me erëza, ushqime të yndryshme.
Kur duhet të thërrisni doktorrin:
·         Nëse dyshoni që ju apo fëmija juaj jeni të dehidruar
·         Nëse një fëmijë 3 muaj ka të vjella apo diarre
·         Nëse ju mendoni që personi ka nevojë për medikamente që ti kaloj diarrea
·         Nëse mendoni që personi ka diarre të udhëtarve apo nga ujë i kontaminuar
·         Nëse personi është duke marrë ndonje antibiotik që mund të shkaktoj diarren
·         Nëse ka gjak ose mukus në jashtëqitje
·         Nëse ka dhimbje në stomak
·         Nëse ka ethe
·         Nëse është duke humbur më shumë lëngje sesa që merr
·         Nëse ju ose fëmija juaj keni ndonjë problem tjetër shëndetësor
·         Nëse diarre të një i rritur nuk ndalet brenda 2-3 dite

·         Nëse diarrea të një fëmijë nuk ndalet brenda 24 ore.

0 comments:

Post a Comment