Saturday, February 4, 2017

Vaksina kundër Hepatitit A


Për momentin në përdorim janë 3 lloje të vaksinës kundër hepatitit A. Që të gjitha mjaft efikase.
Kush duhet të vaksinohet:
·        Personat të cilet planifikojnë të udhëtojnë në vendët endemike( vendët që e kanë këtë sëmundje).
·        Personat që udhëtojnë në vendët ku kushtet higjeno-sanitare janë shumë të ulëta.
·        Ata të cilët kanë sëmundje kronike të melcisë
·        Personat me hemofili
·        Personat që kanë mardhenie seksuale me partner të ndryshëm
·        Ata të cilët punojnë afër apo në kanalizime
·        Përdoruesit e drogave
·        Ata të cilet punojnë në kopshte zoologjike
Nëse dyshini në Hepatit A ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të vaksinoheni sa më parë. Nëse ju udhëtoni në Europen Përëndimore, Amerikën Veriore, Australi nuk keni nevojë për vaksinim.
Llojet e vaksinës: 3 llojet e kësaj vaksine janë:
1.     Vaksina Monovalente si e vetme e cila mbronë nga Hepatiti A
2.     Vaksina e kombinuar pra kundër Hepatitit A dhe B
3.     Vaksina e kombinuar kundër Hepatitit A dhe tifos abdominal
Nëse ju I takoni ndonjerit nga grupet që cekem më lartë, apo nësë ju keni për të udhëtuar në vendët endemike duhet të vaksinoheni 2 javë para nisjes por mund të vaksinoheni dhe 1 ditë para nisjes. Kjo vaksinë mbronë për rreth 1 vitë, pasi të jeni vaksinuar, nëse jepët doza e rikujtesës pas 6-12 muaj imuniteti pas vaksinal rritet deri në 20 vite. Se më cilen lloj të vaksinës duhet të vaksinoheni varët nga rrethanat tuaja individuale, këtë e cakto mjeku juaj. P.sh nëse ju jeni duke udhëtuar në një vend ku është endemik dhe me hepatit B atëher preferohet vaksina e kombinuar kundër Hepatitit A dhe B. Vlen të theksohet se me këtë vaksinë nuk goxojnë të vaksinohen femijët nën 1 vitë.
Efektet anësore: zakonisht janë të përkohshme skuqje, gungë e vogël dhe sfortësim i lëkurës në vendin e injektimit. Efekte anësore më serioze janë shumë të rralla ku vlen të theksohen:
·        Lodhja
·        Dhimbje koke
·        Humbje e oreksit
·        Temperaturë
·        Nauze( ndjenja për të vjellë)

0 comments:

Post a Comment