Wednesday, December 13, 2017

13 mënyra për të parandaluar diabetin

13 mënyrat më të mira për të prevenuar diabetin do i cekim më poshtë, janë forma të leta që secili nga ne mund të i realizoj më pak përkushtim.
Aktiviteti fizik:  e ulë sheqerin në gjak dhe rrit kërkesën për insulinë. Sipas ADA (Shoqatës amerikane për diabet) ndihmës të madhe japin kombinimi i ushtrimeve. ADA rekomandon ushtrime apo aktivitet të letë fizik për vetëm 30 minuta në ditë për 5 javë, një studim 16 vjeçar Universitetin e Harvardit erdhën në përfundim që vetëm një ecje për një kohë të gjatë mund të ulë rrezikun për diabet tip 2 për 30%. Për këtë pikë ju mjafton vetëm durimi dhe vullneti.
Konsumo drithëra: Buka e bardhë, orizi dhe patatet padyshim që kanë nivel të lartë të glukozës andaj dhe duhet mënjanu këto produkte pasi mund të rrisin glikeminë në gjak. Një studim i ber në Shangai të Kinës ( në rreth 75.000 gra) erdhën në përfundim që gratë të cilat kanë përdorur dieta të pasura me glukoze kishin një rriskë për zhvillim të diabetit tip 2 për 21% më shumë sesa ato që në dietat e tyre nuk kishin sasi të lartë të glukozës . Konsumo produkte që përmbajnë më pak glukoze si p.sh: kokërr buke, makarona dhe drithëra. Një studim që u krye në Harvard në 160.000 infermiere erdhën në përfundim që grupi i cili kishin konsumuar 2-3 racione kokërr buke e kishin ulur rrizkun për zhvillimin e diabetit tip 2 për 30% në krahasim me ato të cilat nuk kishin konsumuar.
Përdore uthullën:  dy lugë uthull molle në ditë ulë rrezikun për diabet pohon Carol Johnston Ph.D. Por mos të keqkuptohet jo të merret direkt, sigurisht të merret duke e kombinuar me ndonjë sallatë.
Erëzat: Një studim i kryer nga hulumtues Pakistanez së bashku me Richard Anderson erdhën në përfundim që 1 gram kanellë ( lloj Erze) në ditë ulë rrezikun për diabet. Këtë që sapo u shkrua e vërtetuan dhe studime të kryera në SHBA, pra rekomandojnë që ne dietën diabetike të jetë dhe kjo Erze.
Pini më shumë kafe: Një studim i kryer në Harvard në 125.000 pjesëmarrës ( 84.276 ishin femra), ata të cilët konsumuan mbi 6 kafe në ditë, të kemi parasysh konsumimi i tepërt i kafeve shkakton probleme tjera shëndetësore. Kafja ka shumë antioksidant duke përfshirë edhe acidin Klorogenik dhe magnezin ( të cilët ndihmojnë në ndjeshmërinë ndaj insulinës).
Konsumoni pemë e perime: në dietën diabetik hynë dhe disa perime si: fasulja, arra, fara etj. Dr.Jampolis këshillon një dietë anti-inflamatore drithëra, pemë dhe perime, duke ju shmangur yndyrave, kimikateve dhe ushqimeve të përpunuara. Dr.Vagini preferon një dietë të ulët me Karbohidrate, pak kripë, dietë mesdhetare e cila e cila është e pasur me peshk vaji e erëza.  ADA rekomandon një dietë të pasur me vitamina, minerale dhe fibra, ndërsa dietë të ulur me yndyra të ngopura që promovon kontrollin e peshës.
Të tjerat javën tjetër
Punoi: D.Zeqiraj             

0 comments:

Post a Comment