Është procedurë e cila sjell në jetë një fëmijë. Kjo
realizohet duke bërë një prerje në pjesën e përparme të barkut dhe të mitrës së
nënës. Ky operacion mund të jetë i: planifikuar
– pra nevoja për operacion bëhet e dukshme gjatë shtatzënisë, urgjent – pra kjo detyrohet të bëhet gjatë
ndërlikimeve në lindje. Lindja cezariane realizohet përmes anestezionit
regjional, ku nën anestezion është pjesa e poshtme e trupit të nënës, e gjithë
procedura zgjat 35-40 minuta. Disa nga këto lindje realizohen nën anestezionin
e përgjithshëm.
Kur duhet bërë
kjo procedurë: dihet kjo realizohet kur lindja normale vagjinale
rrezikon jetën e fetusit apo të nënës, disa nga këto raste janë:
·
Përparim jo adekuat
·
Fryti i madh
·
Lindje të parakohshme
·
Kur keni një placenta previa( kur
placenta mbulon daljen e mitrës)
·
Kur ju keni ndonjë infeksion viral
·
Kur pozita e fetusit nuk është në
pozitën e duhur
Keni parasysh ju nuk keni të drejt që të zgjidhni për një
procedurë të tillë përderisa ju nuk keni nevojë të obligueshme për të. Gjithmonë
është e rrugës që ju të lindni me rrugë normale.
Udhëzime të
reja: Në vitin 2011 NICE (shkurtesë) janë publikuar udhëzime të
reja mbi prerjet cezariane. Disa nga këto rekomandime janë:
·
Disa gra që kanë HIV apo që më herët kanë
pasur lindje cezariane duhet ofruar mundësin e lindjes normale
·
Duhet të përdorni antibiotik para
operacionit
·
Nëse kërkohet për lindje cezariane
angazho një doktor psikiatër për ta bindur që të lind me rruge normale
Rreziqet: si çdo operim tjetër edhe ky operim ka rreziqet
e tija, te tilla si infeksion i plagës, vështirësi në frymëmarrje për beben.
0 comments:
Post a Comment