shtjellojmë se cilat janë llojet e alergjisë.
1. Riniti alergjik: Manifestohet me ajtje dhe inflamacion të hundës, bllokim i hundëve, sy të përlotur, vjen nga shumë shkaktarë si të mbyllur ashtu edhe të hapur.
2. Sinusitis: Inflamacioni i sinuseve që dinë të lidhen në rinitin alergjik apo astmën. Megjithatë mbi gjysma e sinusiteve kronike nuk lidhen me astmen dhe rinitin alergjik.
3. Astma: Inflamacion i mushkërive apo rrugëve të frymëmarrjes, apo shtrëngim i tyre, agjentët janë të ngjashëm me ata të rinitit alergjik. Manifestohet me ngushtim në gjoks, kollitje e gulçime.
4. Alergjia ushqimore: Në fakt nuk njihen si alergji duke qënë se nuk kanë një reaksion alergjik të dukshëm. Manifestohen me vjellje, diarre, ejtje të fytyrës, kollitje, sukqje. Jo të gjitha ushqimet shkaktojnë alergji, mund të ndodh që një produkt ushqimorë tek një individ të shkaktojë alergji ndërsa tek tjetri jo.
5. Alergjia në thumbime: Lloji i alergjisë që shkaktohet nga thumbimi i insekteve të ndryshme e në veçanti nga bleta. Eshtë një alergji e rënde që shumë lehtë mund të dergojë drejtë vdekjes. Zakonisht individët që janë thumbuar duhet të mjekohen sa më parë me adrenalinë.
6. Alergji nga barnat: Disa nga medikamentet qe jepen mund të japin alergji, më së shpeshti një gjë te tillë e bën penicilian (ndaj të cilës duhet të kemi kujdes kur e japim), pastaj alergji mund të shkaktojnë disa suflonaminde e me rrallë aspirina.
7. Dermatiti i Kontaktit: Nga vetë fjala kuptohet që kemi të bëjmë me një lloj alergjie të drejtëpërdrejtë. Si manifestim është skuqja në vendin e kontaktit. Në këtë grup hyjnë një numër i madh faktorësh si acidet e ndryshme, detergjentët, nikeli e byzheterit, antibiotikët, anestetikët, parfumet e ndryshme, kozmetika e shumë faktorë të tjerë.
8. Ekzantema: Lloji i alergjise që manifestohet me lëkurë të thatë të luspuar, shfaqje e zonave të skuqura të vogla me ndjesi djegeje.
9. Konjuktiviti alergjik: Shaktohet nga kontakti i drejtepredrejtë si me shampot e ndrysheme,
kozmetikën, tymi, klori i pishinave e faktorë të tjerë. Pra është inflamacion i konjuktivave të syrit. Që
manifestohet me skuqje të syve.
10. Njdeshmëria kimike: Nuk mund të thuhet se është një reaksion alergjik, por është një
pamundësi tolerimi të agjentëve kimik si ndaj pesticideve, tymit e ndotësve të tjerë të ajrit. Manifestohet me dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, mosfunksionim të punës se zemrës, lodhje etj.
0 comments:
Post a Comment